Conor McGregor para disa ditësh u bë personi i parë që mban brezat në të dy kategoritë e UFC (Ultimate Fighting Championship), pasi e nokautoi në raundin e dytë kampionin e peshave të lehta, Eddie Alvarez.
Irlandezi ka treguar vështirësitë që kishte për të arritur këto suksese, por nuk harroi të falënderon edhe gruan Dee Devlin.
“Kemi qenë së bashku për më shumë se tetë vite. Kemi jetuar në Irlandë, 30 kilometra nga Dublini, në një apartament me qira dhe me 188 euro ndihmë sociale”.
“Isha i papunë dhe gjithë ditën e shpenzoja në palestër, besoja që do bëhesha kampion dhe gruaja ime po ashtu. Pavarësisht situatës së keqe financiare, ajo gjithmonë më jepte të haja ushqim të mirë dhe atë në përpikëri me regjimin tim ditor”.
“Ajo ofroi vetën dhe sa herë që vija në shtëpi i lodhur më thoshte ‘Conor ëshë në rregull, mund ta bësh”, ka thënë Conor. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=B6xT6u4OJ5o