Të gjithë ata që kanë pasur rastin ta vizitojnë New York-un, e dinë se ky qytet është shumë i shtrenjtë. Shëtitja me taksi është shumë e shtrenjtë, çmimet e ushqimeve janë ‘mbi re’, ndërsa për qira as që diskutohet, transmeton Telegrafi.
Por nëse u zë nata në këtë qytet dhe detyroheni të strehoheni diku deri të nesërmen, atëherë kjo ‘kënaqësi’ do t’ju kushtojë 100 dollarë për një dhomë në hotel. Por paramendoni sa shtrenjtë është të jetoni në këtë qytet.
Dhe nuk është për tu çuditur që qyteti i New York-ut është përplot me të pastrehë. Një prej mënyrave për të mbijetuar në këtë qytet, është të ndërtoni vetë shtëpinë. Por, jo ndonjë kala të mbushur me jastëk në zemër të parkut kryesor të qytetit.
I pastrehu Carlos ka arritur të ‘ndërtojë’ shtëpinë e vet nën stacionin e metrosë. Ajo është e pajisur me aparat të kafesë, shporet dhe një mini frigorifer, që në shikim të parë duke më e rregulluar se shumë shtëpi të New York-ut, dhe falë kësaj “shpikje” ai sot nuk paguan qira. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2BYoPUOXhVA