Telegrafi

Jeton Lajqi vizitë në lagjet e Mitrovicës së Veriut: Me 14 shkurt, festojmë së bashku

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Jeton Lajqi ka vizituar disa nga lagjet e Mitrovicës së Veriut bashkë me kolegët e tij nga partia.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me 14 shkurt LVV-ja do ta festojë fitoren bashkë me qytetarët.

“Takim me banorë të lagjeve Suhodoll, Gushafc e Vinarc në Mitrovicën e Veriut. Me 14 shkurt, festojmë së bashku. LVV 127, Albin Kurti 1”, shkruan ai. /Telegrafi/