Site icon Telegrafi

“Jetoj që shumë kohë pa vajzën time, shumë e vështirë” – Fero me porosi për prindërit

Foto: Screenshot/Instagram

Rap-artisti i njohur, Fero, prej më shumë se një vit është larguar nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame.

Ai gjithashtu vitin e kaluar njoftoi ndarjen edhe nga partnerja e tij, modelja Arbenita Ismajli.

Së bashku ata kanë një vajzë të quajtur, Nina.

Foto: Screenshot/Instagram

Vajza e tyre duket se jeton me të ëmën, gjersa ish-këngëtari e sheh më rrallë atë.

“Me ju tregu juve një realitet unë jetoj që shumë kohë pa vajzën time, unë zgjohem nga gjumi pa çikën tem, unë bi me fjet pa çikën tem edhe sado që e mbaj veten të qëndrueshme me durim, po dua që ju të gjithë ta dini çdo moment e më shumë që jam pa çikën time, Zoti i madh e di se qysh e përjetoi unë këtë, shumë vështirë”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fero

I njëjti theksoi: “Kështu që ju që i keni fëmijët e zgjohuni nga gjumi me ta, e hani e pini me ta e fleni me ta, mos u ankoni o mosmirënjohësa por falënderone Zotin”.

Fero tani po bën një jetë krejtësisht ndryshe, larg rap-it dhe jetës së natës. /Telegrafi/

Exit mobile version