Një grua nga Los Angeles ka rrëfyer në TikTok, sesi gjatë karantinimit si pasojë e COVID-19 ka fjetur për plotë tetë javë vetëm një metër larg fqinjit të vdekur.
Ajo çfarë filloi si “erë e keqe” duke menduar se bëhet fjalë për ndonjë peshk të ngordhur në shtëpinë e fqinjit në Los Angeles, në fund rezultoi të jetë krejt diçka tjetër – policia konfirmoi se insektet kishin filluar të hanë kufomën e fqinjit që kishte vdekur tetë javë më parë.
Në maj të vitit të kaluar, Reagan Baylee qëndronte e zgjuar gjatë natës në kohën e pandemisë, në kohën kur jetonte në Los Angeles, transmeton Telegrafi.
Por kishte vërejtur që një erë e keqe vinte nga shtëpia e fqinjit, duke besuar se bëhet fjalë për ndonjë “peshk të ngordhur”.
Kjo erë e keqe e mbante të zgjuar gjatë natës, ndihej keq dhe nga kureshtja e madhe se çfarë mund të jetë i telefonoi policisë së Los Angeles.
Kur erdhën ata doli të jetë krejt diçka tjetër – fqinji kishte vdekur tetë javë më parë dhe se insektet kishin filluar të hanë kufomën. /Telegrafi/
@reaganbayleeReply to @emma_young2019 here we go ? part 1 of the wildest thing that’s ever happened to me #storytime