Telegrafi

Jetoi gjatë pandemisë së gripit spanjoll, mposhti kancerin – 101-vjeçarja së fundi fitoi luftën edhe ndaj coronavirusit

Një grua nga New York-u që jetoi gjatë pandemisë së gripit spanjoll dhe mposhti kancerin, ka fituar luftën edhe ndaj COVID-19 në moshën 101-vjeçare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Angelina Friedman është njëshekullorja e fundit që mposhti coronavirusin, ndërsa 101 vjet më parë nëna e saj vdiq pasi e lindi atë në bordin e një anije pasagjerësh, që bartte emigrantë nga Italia në qytetin e New York-ut, gjatë valës së dytë të gripit spanjoll në vitin 1918.

Familja e Friedman e cilëson jetën e saj si të jashtëzakonshme, pasi ajo kapërceu krizën e gripit spanjoll, abortin, kancerin, dhe tani pandeminë e saj të dytë, COVID-19.

Ajo u martua me Harold Friedman dhe krijuan një familje, mirëpo, u kontraktuan më vonë të dy me kancer.

“Ishin të dy me kancer në të njëjtën kohë. Ajo i mbijetoi, mirëpo babai nuk pati fat”, tha vajza e saj Merola.

Friedman për momentin jeton në Qendrën e Terapisë dhe Infermierisë Restauruese në North Westchester, në Liqenin Mohegan të New York-ut.

Ajo u dërgua në spital më 21 mars, për një procedurë të vogël mjekësore, ndërsa u diagnostikua me COVID-19. /Telegrafi/