Këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ka tash e dy vite që janë në një lidhje, ndonëse asnjëherë nuk u prononcuan rreth kësaj në media.
Sido që të jetë, duket se është Eni ajo e cila ka vendosur “të thyejë akullin” e para, duke publikuar për herë të parë një fotografi zyrtare të çiftit në Instagram.
Bëhet fjalë për një imazh, të cilin dyshja e kanë realizuar gjatë xhirimeve të “Op Labi Party”.
“Jeto, dashur, qesh”, shkruan këngëtarja nga Shqipëria në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur kështu se është e lumtur dhe e dashuruar.
Ndërkohë, Eni dukej mjaft elegante e veshur në një fustan të gjatë ngjyrë vjollcë, ndërsa Genci kishte zgjedhur stilin e xhinseve.
Pëlqimet dhe komentet për çiftin nga ana e ndjekësve të tyre kanë qenë të shumta.
Ata kanë qenë mjaft aktivë gjatë vitit me projekte të shumta muzikore, ndërsa nuk kanë munguar edhe në shumë prej programeve festive. /Telegrafi/