Disa ditë më parë, Jetmiri, banori që ka hyrë më vonë në lojë, është shprehur se dërishon të dalë jashtë dhe ta ndërpresë lojën.
Ai, duke u përballur me situata të vështira, ka shprehur ndjenjën e padrejtësisë që ka përjetuar, duke vënë në dukje se si, sipas tij, paaftësia e disa bashkëbanorëve është përdorur si justifikim për trajtimin që ai ka marrë.
Megjithatë, kur iu dha fjala të flasë për vendimin e tij, Jetmiri ka bërë të ditur se ka vendosur të ndryshojë mendje dhe të qëndrojë në lojë.
“Kanë kaluar 50 ditë dhe në këtë pikë të lojës, dua t’ia lë publikut në dorë tash e tutje dhe nuk dua të komunikoj më me banorët”, deklaroi Jetmiri në një qëndrim të prerë që ka habitur shumë, përfshirë edhe opinionistët, të cilët menduan se zgjedhja e Jetmirit të mos komunikojë me banorët ishte e çuditshme.
Ndërkohë, Ledioni, moderator i emisionit, ia bëri të qartë se kërkesa e Jetmirit për të mos komunikuar me bashkëbanorët nuk pranohet nga “Vëllai i Madh”.
Në përgjigje të kësaj, Jetmiri u shpreh i gatshëm të pranojë kushtet: “Do të zgjedhë vetë se me kë të komunikojë më shumë, me kë më pak”.
Por, e gjitha kjo mori një kthesë të madhe, kur thuajse të gjithë banorët iu vërsulën Jetmirit, duke thënë se e kishin pritur që do të qëndronte dhe se ai vetëm po mundohej të mashtronte.
Ngjarja eskalon edhe më shumë kur Jetmiri fillon dhe përmend gjëra personale të Julit dhe Romeos.
Ndërsa Ledioni e kundërshton fuqishëm këtë, duke i thënë që banorët kur patën fjalën nuk treguan gjëra personale tuat.
Në atë moment Jetmiri thotë: “E kam marrë vendimin dhe po dal”. /Telegrafi/