Telegrafi

Jetmiri lahet i zhveshur lakuriq në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, shkakton reagime te banorët e tjerë

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Jetmir Salaj, banori i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ka sjellë një lëvizje që ka nxitur reagime të shumta dhe ka shkaktuar habinë e banorëve të tjerë.

Sipas banorëve, Ai ka bërë dush lakuriq në hapësirat e banjës së shtëpisë, një gjest i cili ka thyer rregullat e etikës së një spektakli që transmetohet 24/7.

Rregullat e shtëpisë së “Big Brother” janë të qarta rreth ruajtjes së privatësisë dhe përshtatjes me kufijtë e përmbajtjes që lejohet të transmetohet në një program që shihet nga një audiencë e gjerë.

Banorët normalisht ndjekin një protokoll ku ikin nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i trupit gjatë marrjes së dushit duke mbajtur mbathje për të shmangur ekspozimin e organve gjenitale.

Lexo po ashtu Familjarët e Bardhit kanë fshirë çdo fotografi në çift, reagon Sara: Kush menaxhon faqen e tij, duhet të respektojë dëshirat dhe mendimet e tij

Ky veprim i Jetmir Salajt, i cili ka ndodhur papritmas dhe pa paralajmërim, ka ngritur pikëpyetje mbi sfidat e mbrojtjes së intimitetit dhe privatësisë në një mjedis si “Big Brother”, ku çdo veprim është nën vëzhgim të përhershëm.

https://twitter.com/__2exclusive/status/1765476127772962936

Gjesti i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë dhe ka krijuar një atmosferë tensioni në shtëpi, teksa ata përpiqen të përshtaten me dinamikën e ndërlikuar të jetesës së përbashkët nën syrin vëzhgues të publikut.

Spektatorët dhe ndjekësit e programit janë gjithashtu të shpejtë për të dhënë opinionet e tyre në rrjete sociale, duke diskutuar për kufijtë e sjelljes së pranueshme dhe normat e programit. /Telegrafi/