Telegrafi

Jetmir Topalli vazhdon shkëlqimin në Turqi – shënon dy gola për Malatyasporin në kupë

Foto: Yeni Malatyaspor/Twitter

Jetmir Topalli po e vazhdon shkëlqimin në Turqi.

Lojtari kosovar është duke i dhënë ndihmë të madhe Yeni Malatyasporit, që kur u transferuar nga Ballkani.

Topalli ka arritur të shënojë dy gola për skuadrën e tij ndaj H.Trabzonit qysh në pjesë të parë në 1/16 e finales së Kupës së Turqisë.

Ishte minuta e tretë kur Jetmiri realizoi për 1-0 për Malatyasporin, derisa të dytin e shënoi në minutën e 39-të.

Topalli tashmë ka shënuar tri gola për skuadrën turke, një në Superligë dhe dy tani në kupë. /Telegrafi/