Fenerbahce ka luajtur ndaj Istanbulspor në kuadër të 1/16 të Kupës së Turqisë, ku Jetmir Topalli ka shënuar një gol.
Feneri shënoi fitore me rezultat 3-1 për të kaluar tutje në këtë garë.
Ishte Josha King që shënoi golin e parë, ndërsa pas tij shënoi Michy Batshuayi dy herë.
Në kohën shtesë erdhi edhe goli i Jetmir Topallit për rezultatin përfundimtar 3-1.
https://twitter.com/fener_mediaorg/status/1605291999183228956
Ai përfitoi nga një top i kthyer nga portieri për të shënuar nga afër.
Ky ishte goli i gjashtë i Topallit me klubin në këtë sezon. /Telegrafi/