Telegrafi

Jetmir Topalli humb penalltinë vendimtare ndaj Galatasaray – eliminohet Malatyaspor

Një natë e keqe për sulmuesin tonë Jetmir Topalli, i cili ka humbur penalltinë vendimtare ndaj Galatasaray në kuadër të Kupës së Turqisë.

Ndeshja e vlefshme për Kupën e Turqisë mes Malatyaspor dhe Galatasaray është mbyllur pas 90 minutash me rezultat 0-0.

Të dy skuadrat shënuan nga një herë në vazhdim, për të zgjedhur pastaj fituesin pas lotarisë së penalltive.

 

Jetmir Topalli u fut në lojë në minutën e 99-të të ndeshje.

Ai kishte penalltinë e tetë të skuadrës së tij, pasi të dy skuadrat kishin shënuar nga gjashtë dhe kishin humbur nga një.

 

Penalltia e goditur nga sulmuesi ynë u prit nga portieri Fatih Ozturk, që ia dha kualifikimin Galatasarayt. /Telegrafi/