Telegrafi

Jetlir Zyberaj publikon dokumente të krimeve serbe në Kosovë gjatë vitit 1918

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka publikuar disa dokumente, ku shihen emrat e shqiptarëve të persekutuar pa gjyq nga ish-Jugosllavia.

Në mesin e këtyre emrave mund të lexojmë emrat e Xhafer Deves, Rexhep Mitrovica, Bislim Bajgora, familja Boletini dhe shumë familje të tjera atdhetare.

“Kjo dosje është në gjuhën e fshehtë të ish-Jugosllavisë dhe tani Serbia quhet “Libri i armiqve të shtetit që duhet të likuidohet pa gjyq dhe pa procedime”.

Serbia nga viti 1877 e deri më 10 qershor 1999 I ka shkaktuar popullit shqiptar 142 miliardë dollarë, shumë kjo që nuk do ta paguaj Serbia, por dëmi human nuk paguhet, por kujtohet”, ka shkruar Zyberaj.

Postimi i plotë:

Shteti serb-Platforma shtetërore e eleminimit të shqiptarëve pa gjyq

Në këto dosje mund të lexoni emrat e shqiptarëve të persekutuar nga Jugosllavia e Versajës të themeluar në vitin 1918 dhe Jugosllavia pas AVNOJ e themeluar në vitin 1944, ku shqiptarët konsideroheshin armiq dhe ishin në listën e likuidimit.

Midis këtyre emrave mund të lexojmë emrat e Xhafer Deves, Rexhep Mitrovica, Bislim Bajgora, familja Boletini dhe shumë familje të tjera atdhetare.

Kjo dosje është në gjuhën e fshehtë të ish-Jugosllavisë dhe tani Serbia quhet “Libri i armiqve të shtetit që duhet të likuidohet pa gjyq dhe pa procedime”.

Serbia nga viti 1877 e deri më 10 qershor 1999 I ka shkaktuar popullit shqiptar 142 miliardë dollarë, shumë kjo që nuk do ta paguaj Serbia, por dëmi human nuk paguhët, por kujtohet. /Telegrafi/