Njëra nga mirënjohjet që janë ndarë në ngjarjen madhështore të organizuar të shtunën nga “Jetimat e Ballkanit”, ku janë dhuruar 128 shtëpi për familjet në nevojë, është edhe për portalin Telegrafi.
Ngjarja e mbajtur në sallën “Sezai Surroi”, në nderë të 10 vjetorit të punës së “Jetimave të Ballkanit”, përveç dhurimit të shtëpive, janë dhuruar edhe mirënjohje për mbështetësit e shoqatës ndër vite.
Ndryshe, Telegrafi që nga fillimi i aktivitetit të shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, e ka përcjellë punën e tyre, duke e publikuar në vazhdimësi, prej apelit për ndihmë në vitet e para të shoqatës, deri të realizimi i punëve që kryheshin aso kohe.
Ndër të tjera, medium tjetër që ka marrë mirënjohje nga “Jetimat e Ballkanit”, është edhe Radio Televizioni Dukagjini.
Më poshtë mund ta shikoni videon e realizuar për 10 vjetorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”./Telegrafi/