Telegrafi

Jetëgjatësia dhe disiplina, disa nga faktet që e bëjnë Japoninë shtetin më të veçantë (Video)

Është hedhur në internet një video e shkurtër, që tregon veçoritë e mahnitshme të Japonisë, në mesin e të cilave edhe treni që arrin gjithmonë në kohë dhe sistemi i parkimit të biçikletave.

Ambienti që ofron ky shtet ka bërë që njerëzit të jetojnë mbi 87 vjet, ndërsa ka rreth 450 persona mbi moshën 100-vjeçare, transmeton Telegrafi.

Nxënësit e pastrojnë shkollën vet për të mësuar disiplinën, rregullin dhe punën në grup.

Më poshtë mund të shihni disa nga faktet, që e dallojnë Japoninë nga vendet tjera. /Telegrafi/