Telegrafi

Jeta personale e Nexhat Osmanit, familja, shtëpia dhe raportet me motrën Remzien (Video)

Këngëtari Nexhat Osmani, së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tyre, ka qenë protagonist në emisionin Prive, ku ka treguar detaje rreth jetës private, por edhe për projektet e reja.

Ai ka thënë se i pëlqen të jetojë në Mushtisht, meqë në vendin ku jeton i ka përreth të gjithë familjarët, prandaj nuk e ndërron me ndonjë vend tjetër.

Lexo po ashtu Nexhat Osmani bëhet sërish baba (Foto)

Nexhati është baba i një djali dhe dy vajzave, ndërsa në këtë tregim i ka shpalosur edhe ndjenjat e të qenit prind.

Nuk ka munguar edhe biseda për pjesëmarrje në dasma dhe ahengje, ku shpesh është i pranishëm edhe së bashku me motrën e tij, Remzien.

Këngëtari ka thënë se është duke punuar një këngë të re, të cilës është duke ia përgatitur edhe videoklipin dhe shpreson që ta pëlqejnë fansat e tij.

Nuk ka munguar edhe biseda për raportet në çift, ku Nexhati ka thënë se ekziston vetëm një xhelozi e shëndoshë. /Telegrafi/