Lionel Messi ka qenë shumë i rëndësishëm për Barcelonën dhe Argjentinën në dekadën e fundit.
Në dy javët e fundit kjo u vërejt më së, ku Messi nuk luajti për kombëtaren e tij, ndërsa edhe me Barcelonën kishte disa minuta në dispozicion.
Barcelona luajti në minutat e parë të ndeshjes, deri në mesin e pjesës së dytë pa Messin, i cili ishte i ulur në stol.
Ata ishin duke pësuar me dy gola dhe rezultati mbeti ashtu deri sa në lojë u fut Messi.
Argjentinasi arriti të shënojë dy herë që t’ia sigurojë një pikë Barcelonës.
Kjo nuk ishte e vetmja, pasi e njëjta gjë ka ndodhur këtë sezon me Espanyolin në LaLiga, por edhe kundër Celta Vigos në Kupën e Mbretit.
Argjentinasi u tregua vërtet mungesë e madhe për kombëtaren e tij.
Edhe pse Argjentina fitoi pa të kundër Italisë, në ndeshje me Spanjën u shndërrua në lodër.
Ata pësuan gjashtë herë duke arritur të shënojnë vetëm një herë.
Barcelona dhe Argjentina pa Messin, e kanë të vështirë, por duhet të fillojnë të mendojnë për një epokë pa të. /Telegrafi/