Anthony Joshua pa dyshim se është boksieri më i mirë në botë i peshave të rënda, kampion i unifikuar i të gjitha asociacioneve.
Boksieri britanik, Anthony Joshua u bë i famshëm me fitoren ndaj Wladimir Klitschkos, me të cilën u bë kampion në dy versionet më të rëndësishme të boksit, IBF dhe WBA.
Triumfi ishte kulmi i një rrugëtimi të pabesueshëm, prej qëndrimit në burg dhe përdorimit të drogës, deri të dueli që u zhvillua para 90 mijë shikuesve.
Në rrjetin e tij social, Instagram, boksieri britanik poston foto, të cilat tregojnë pushimet luksoze me avion privat, kostume sportive të dizenjuara vetëm për të dhe ora të cilat kanë vlerën e më tepër se 350,000 £ (395 mijë euro).
Por pavarsisht pasurisë së tij prej 35 milionë funte (39 milionë euro) dhe jetesës luksoze, boksieri nga Britania, Anthony Joshua është tepër modest dhe jeton ende me nënën e tij në një shtëpi të thjeshtë.
Për më tepër duke filluar nga pushimet luksoze dhe deri tek rrobat, ai i ka falas!
Mesa duket Joshua është një nga pak persona në Britani, i cili nuk ka nevojë të shqetësohet as për pazarin e javës, sepse sponsorat e tij paguajnë çdo lloj shpenzimi që i nevojitet.
Ai do të ngjitet pas mesnate në ring për të mbrojtur statusin e tij si kampion bote i peshave të rënda, me kundërshtar Andy Ruiz Jr. /TCH/