Telegrafi

“Jeta mbi të gjitha”, Valtteri Bottas ndali bolidin për të shikuar gjendjen e Mick Schumacher pas aksidentit

Piloti i Alfa Romeos, Valtteri Bottas ka bërë një gjest shumë human pas aksidentit të frikshëm të Mick Schumacher gjatë garës së sotme (e shtunë) në Formula 1.

Mick Schumacher pati një aksident të tmerrshëm në kualifikimet e Çmimit të Madh të Arabisë Saudite.

Shoferi i ekipit Haas humbi drejtimin e makinës së tij në kthesën e 12 dhe nuk mundi ta mbante bolidin e tij, i cili u përplas frikshëm me murin e betonit.

Përplasja e la të gjithë makinën të copëtuar dhe për një moment shoferi gjerman mbeti i pa-lëvizur.

Lexo po ashtu Mick Schumacher pësoi një përplasje të frikshme duke vozitur me 274 km/h, dërgohet me helikopter në spital

Por, ai më pas reagoi në kabinën e tij dhe më vonë u nxor nga ekipi mjekësor, i cili pas një tretmani fillestar, e dërguan me helikopter në Spitalin e Forcave të Armatosura King Fahad në Jeddah, për kontrolle të mëtejshme.

Piloti gjerman tashmë është në gjendje stabile, por thuhet se i nevojiten edhe disa skanime të mëtejshme për të parë më mirë situatën.

Lexo po ashtu Mick Schumacher është në kontakt të vazhdueshëm me nënën e tij Corinnan, ekipi Haas konfirmon se piloti do të bëjë një CT

Megjithatë, një gjest pas aksidentit ka treguar se jeta e njeriut është më e vlefshme se një garë dhe se gjithçka tjetër.

Shoferi i Alfa Romeos , Valtteri Bottas ishte në pistë kur ndodhi aksidenti dhe ai u ndal për të kontrolluar gjendjen e Mick Schumacher.

Ky gjest i Bottas po vlerësohet lartë dhe po duartrokitet nga të gjithë. /Telegrafi/