Telegrafi

Jeta Krasniqi nga KDI thotë se duhet pasur kujdes që reciprociteti të mos kthehet në dëm të Kosovës

Foto: Arkiv

Qeveria në detyrë ka paralajmëruar se masat e fundit të reciprocitetit ndaj Serbisë mund të shtohen edhe më tej nëse kjo e fundit nuk ndryshon për të mirë sjelljet ndaj Kosovës. Por nga shoqëria civile thotë se masat nuk duhet të kthehen në dëm të Kosovës.

Jeta Krasniqi nga KDI thotë se vendimet reciproke janë të drejta, por ajo thotë se duhet pasur kujdes që këto masa të mos kthehen kundër Kosovës.

“Kosova ka të drejt të vendos masa të reciprocitetit ndaj shteteve duke trajtuar aspektin tregtarë apo aspekte tjera, por ne duhet të jemi të kujdesshëm në masat të cilat i marrim në mënyrë që ato të mos kthehen në dëm tonin por me to ne të arrijmë t’i shtyjmë para qëllimet tona”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Jeta Krasniqi.

Ndërkohë eksperti i ekonomisë Muhamet Mustafa thotë se masat e reciprocitetit u vendosën në një moment delikat kur pritet të rifillojë dialogu me Serbinë, përcjell Telegrafi.

“Unë mendoj që në kuadër të një real politike pasi në politikë gjithmonë duhet të shikosh artin e së mundshmes, ka qenë e mundur që të shtyhet zbatimi i masave të reciprocitetit për një kohë por më një mirëkuptim të partnerëve të jashtëm në mënyrë që masat e reciprocitetit pas asaj periudhe të zbatohen”, ka deklaruar Muhamet Mustafa.

Vendimin e fundit të qeverisë për masa të reja reciprociteti i ka kundërshtuar presidenti Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak./Telegrafi/