Sipas një studimi të ri, jeta komplekse në Tokë ka filluar rreth 1.5 miliardë vjet më herët sesa mendohej.
Shkencëtarët ishin gjerësisht të mendimit se kafshët u shfaqën për herë të parë në Tokë 635 milionë vjet më parë, por studimi i fundit, i udhëhequr nga një ekip kërkimor i Universitetit Cardiff të Uellsit, ka gjetur shenja të një ekosistemi shumë më të hershëm.
Bëhet e ditur se ekosistemi u gjet në pellgun Franceville afër Gabonit.
Studimi zbulon prova mjedisore të eksperimenteve të para në evolucionin e jetës komplekse.
Ai përshkruan një episod të aktivitetit unik vullkanik nënujor, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, shkencëtarët kanë debatuar gjerësisht vlefshmërinë e fosileve të mëdha të makroorganizmave që datojnë 2.1 miliardë vjet më parë.
Dr. Ernest Chi Fru, autori kryesor i studimit, tha: “Ne tashmë e dimë se rritja e përqendrimeve të oksigjenit të fosforit detar dhe ujit të detit janë të lidhura me një episod të evolucionit biologjik rreth 635 milionë vjet më parë”.
“Studimi ynë shton një episod tjetër, shumë më të hershëm në rekord, 2.1 miliardë vjet më parë”, shtoi ai.
Ekipi hulumtues gjeti ndryshime mjedisore që mund të kenë shkaktuar evolucionin e tyre.
Por, format e jetës nuk morën një bazë globale në këtë kohë, sipas studiuesve.
Kjo ishte për shkak të natyrës së kufizuar të masës ujore dhe kushteve armiqësore që ekzistonin miliarda vjet më vonë.
Studiuesit besojnë se kjo tregon për një evolucion të mundshëm me dy hapa të jetës komplekse në Tokë.
“Ndërsa përpjekja e parë nuk u përhap, e dyta vazhdoi të krijojë biodiversitetin e kafshëve që shohim sot në Tokë”, shtoi Dr. Chi Fru. /Telegrafi/