Telegrafi

“Jeta është e mirë”, Ben Affleck zbulon se është i lumtur derisa romanca me Jennifer po bëhet më serioze

Foto: NBC

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.

Ben Affleck jo vetëm që ka një marrëdhënie të re me Jennifer Lopez, por edhe dy filma të rinj që pritet të shfaqen.

Aktori dhe regjisori eci në tapetin e kuq vetëm të dielën për filmin e tij të fundit, “The Tender Bar” dhe foli për Extra duke treguar se sa i lumtur është tani.

“Jam shumë i lumtur. Është një kohë shumë e lumtur në jetën time. Jeta është e mirë/ I dua filmat The Tender Bar dhe The Last Duel, për të cilët jam shumë krenar”, shtoi më tej ai.

Foto: Stephane Cardinale – Corbis/Corbis via Getty Images

Affleck, 49-vjeç, gjithashtu ka treguar se ka qenë shumë kënaqësi për bashkëpunimin me regjisorin George Clooney.

Është një kohë në karrierën time që është çuditërisht e frytshme. Kam pasur fatin në këtë. Shumë mirënjohës, kështu që po, jam i lumtur”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez

Lopez, 52-vjeçe dhe Affleck u ribashkuan në prill pas ndarjes së këngëtares nga i fejuari i saj, Alex Rodriguez. Përgjatë verës, ata shijuan pushimet nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe u fotografuan nëpër jahte luksoze.

Foto: AP

Ata bënë sërish debutimin në një tapet të kuq në Festivalin e Filmit në Venecia, gjersa e fundit e tyre ishte në 2003.

Ata ishin të fejuar në atë kohë por u ndanë në janar të vitit 2004. /Telegrafi/

Foto: Vogue