Ajo di gjithmonë të shkaktojë zhurmë në media.
Por këtë herë Nicole Scherzinger ra në syrin e mediave për një nga netët e shfrenuara të saj.
Të enjten mbrëma, 39 vjeçarja duket se nuk ka kaluar një natë të mirë në Kuzhinën Rum në Notting Hill, pasi është larguar e dehur nga ai vend.
Anëtarja e panelit të jurisë së “X Factor” dukej shumë e zymtë gjatë kthimit të saj në shtëpi pas një nate ‘të nxehtë ‘në Londër.
Nicole kishte veshur një fustan kafe, me të cilin ekspozoi gjoksin e saj seksi pa sytjena.
Ndërkohë në fotografitë që qarkulluan në rrjetet sociale, shfaqeshin momentet se si këngëtarja britanike shfrenohej nga dehja me shoqet e saj. /Telegrafi/