Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama javën e kaluar u largua bashkë me familjen e tij nga ‘Shtëpia e Bardhë’ pas ‘pensionimit’ të tij si president, detyrë të cilën e ushtroi për tetë vite.
Pas gjithë kësaj kohe, duket se Obama ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi, përderisa ka zgjedhur që bashkë me familjen të largohen për në ishuljt Virgin.
Ata janë duke shijuar plazhin në ditët me diell, teksa po qëndrojnë në vilën e ambasadorit amerikan atje.
Barack Obama është fotografuar nga paparacët teksa luan golf në ishull, të cilin mesa duket e ka një ndër pasionet më të mëdha. /Telegrafi/