Jesus Vallejo e ka vazhduar qëndrimin te Granada, ku do të mbetet i huazuar edhe për sezonin e ri.
Në një njoftim zyrtar të Los Blancos bëhet e ditur se mbrojtësi 23 vjeçar do të vazhdojë qëndrimin te klubi ku ishte i huazuar që nga muaji janar.
“Real Madrid CF dhe Granada CF kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit Jesus Vallejo për sezonin e ardhshëm, deri në 30 qershor 2021”, thuhet në njoftimin e Realit.
Futbollisti kishte shkuar të hënën te Granada për t’iu nënshtruar testeve mjekësore te klubi i ri para fillimit të përgatitjeve parasezonale.
Los Blancos deshën ta shesin Vallejon, mirëpo andaluzianët e donin vetëm në formë huazimi. /Telegrafi/