Telegrafi

“Jesus do ta fitojë Topin e Artë brenda tri viteve”

Gjatë tri viteve të ardhshme, Gabriel Jesus do të jetë në qendër të vëmendjes pasi është një nga pretendentet kryesor për të mposhtur Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në garën për ‘Topin e Artë’.

Ish-trajnerit i sulmuesit të talentuar brazilian, Jose Francisco Mamede, beson që Jesus do të pushtojë botën e futbollit me talentin e tij, shkruan portali i njohur sportiv ‘Goal.com’.

“Gabriel depërtoi nga një lagje e varfër dhe për këtë arsye nuk ka frikë. Në tri vitet e ardhshme ai do ta fitojë Topin e Artë sepse Messi do të jetë tepër i vjetër”, deklaroi Mamede për AFP, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Jesus fiton ‘Topin e Artë’ në Brazil (Foto)

19-vjeçari brazilian ka realizuar katër gola në gjashtë paraqitje ndërkombëtare për Brazilin, gola këto që ndikuan në transferimin e tij në Manchester City nga Palmeiras për një shifër të deklaruar prej 27 milionë euro.

Ndryshe, Jesus nga janari do të mund të luaj ndeshje zyrtare me skuadrën angleze. /Telegrafi/