Telegrafi

Jesus: Kemi mposhtur skuadrën më të mirë në këtë garë, për ne është një triumf i madh – punojë shumë që të jem si Ronaldo

Gabriel Jesus. (Photo by Nick Potts/Pool via Getty Images)

Gabriel Jesus ka qenë shënuesi i golit të fitores së Manchester Cityt 2-1 ndaj Real Madridit.

Sulmuesi brazilian realizoi në minutën e 68-të pas një gabimi trashanik të mbrojtësit Raphael Varane.

Përveç ndeshjes në Etihad, Jesus kishte shënuar edhe në Santiago Bernabeu, në ndeshjen e parë të fituar nga City.

Reprezentuesi brazilian ka thënë se kanë mposhtur skuadrën më të mirë në këtë garë dhe për ta është një fitore e madhe.

Gabriel Jesus . (Photo by Nick Potts/Pool via Getty Images)

“Ne kemi mposhtur ekipin më të mirë në këtë garë dhe për ne kjo është një fitore e madhe”, deklaroi Jesus.

“Sa i përket golit besova se Varane mund të gabojë, pasi jemi njerëz dhe bëjmë të gjithë gabime. Unë thjesht besova dhe e ndjeka aksionin për të shënuar. Jam i lumtur me golin”, u shpreh braziliani.

23-vjeçari ka thënë se punon shumë që të bëhet si bashkëkombësi i tij Ronaldo.

Gabriel Jesus. (Photo by Nick Potts/Pool via Getty Images)

“Unë punoj për të qenë i shkëlqyeshëm, punojë shumë çdo ditë që të jem si Ronaldo ( i Brazilit). Cilësitë e tij janë ndryshe nga të mijat, por unë punoj shumë që të jem si ai”.

Krejt në fund Jesus tha se duhet të vazhdojnë të punojnë për të bërë gjëra të mëdha këtë edicion në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/