Telegrafi

Jesus: Isha shumë afër transferimit te Barcelona

Talenti i Manchester Cityt, Gabriel Jesus pranon se ai ishte shumë afër transferimit në Barcelonë vitin e kaluar.

Sulmuesi i talentuar brazilian nënshkroi për Cityn verën e kaluar, por u transferua në Angli vetëm në muajin janar, pasi u la në huazim te Santos për gjashtë muaj.

Por, Jesus ka theksuar se ishte shumë afër që të nënshkruante me Barcelonën, teksa kishte marr shumë informata edhe nga Neymar.

Lexo po ashtu Ronaldinho: Gabriel Jesus do të bëhet më i miri në botë

“Ishte një moment i vështirë kur bëra zgjedhjen e klubit. Neymar e di se si të jesh një lojtar i ri nga Brazili dhe klubet evropiane duan të të kapin”, ka thënë fillimisht Jesus për The Sun.

“Ai më foli për mënyrën se si Barcelona ishte, për qytetin dhe se si është moti i ngjashëm me Brazilin”, përcjell Telegrafi.

“Kam hezituar pak, sepse Barcelona është një klub i madh”, përfundoi sulmuesi brazilian. /Telegrafi/