Justin Timberlake ka shumë arsye për t’i kërkuar falje bashkëshortes së tij, Jessica Biel, duke u bazuar në fotografitë që qarkulluan muaj më parë me superyllin Alisha Wainwright.
Pavarësisht se Timberlake i ‘përkulet mbrapa’ duke i dërguar lule dhe duke postuar gjëra të ndryshme rreth saj në Instagram, Biel së fundmi është parë pa unazën e martesës.
Unaza nuk duket gjëkundi. Duke marrë parasysh dramën e tre muajve më parë, mund të themi se kjo nuk është një shenjë e mirë shkruan Jezebel, transmeton Telegrafi.
Përkundër pendimit të dukshëm të Timberlake, një burim tha në janar se Biel është e mërzitur akoma me burrin e saj që nga momenti kur u përfol për një romancë të mundshme me Wainwright.
“Ai ka bërë premtime të mëdha dhe nuk i qëndron atyre aq sa ajo mendon se mund dhe duhet. Ai premtoi se do të përfshihej më shumë me familjen e tyre dhe ajo nuk ndjehet sikur po e bën atë”, vazhdoi burimi.
Dyshja janë të martuar që nga viti 2012 përfshirë edhe tashethemet që Timberlake nuk ka qenë edhe aq i përpiktë në martesën e tyre.
“Disa javë më parë bëra një gabim të madh.Unë kam pirë shumë atë natë dhe u pendova për sjelljen time. Unë duhet të dija më shumë. Dua të qëndroj larg thashethemeve sa më shumë që mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të adresoj thashethemet e fundit që po dëmtojnë njerëzit që dua. Ky nuk është shembulli i mirë që dua t’ia transmetojë djalit tim”, shkroi Timberlake në shkrimin e tij referuar fotografisë me Alisha. /Telegrafi/