Aktorja e njohur hollivudiane, Jessica Alba, duket se po e pëlqen yllin kosovar të muzikës, Tayna.
Kjo u bë e ditur përmes një veprimi të saj të fundit në Instagram, ku ajo ndau për fansat këngën hit të reperes, “Obsesion”.
Veprimi i Alba-s nuk përfundoi me kaq. Ajo e shoqëroi këngën me një postim të mbushur me energji dhe frymëzim.
Në mbishkrimin e saj, aktorja shkroi: “2024 cleared the path, 2025 claims the magic” (2024 pastroi rrugën, 2025 merr magjinë). Ky mesazh, që reflekton optimizëm dhe pritshmëri për një fillim të ri, u bë shpejt viral në rrjetet sociale.
Fansat dhe ndjekësit e dy yjeve e përjetuan këtë si një moment lidhjeje mes dy kulturave – Hollivudit dhe Kosovës.
Ky postim është një dëshmi e ndikimit të Taynës përtej kufijve dhe një tregues i mënyrës se si muzika shqiptare po depërton gjithnjë e më shumë në skenën globale.
Me energjinë pozitive që përçon Jessica Alba, fansat presin me entuziazëm se çfarë surprizash do të sjellin 2025-ta për të dyja yjet. /Telegrafi/