Telegrafi

Jese do të nënshkruajë për katër vite me PSG-në

Paris Saint-Germaini është shumë afër që të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, Jese.

23-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin e ri, ku do të shkojë për 25 milionë euro.

Lexoni këtu të gjitha lajmet për TRANSFERIMET

Trajneri Unai Emery, i cili e ka zëvendësuar Laurent Blancun te PSG, e kishte kërkuar lojtarin kur ishte te Sevilla dhe mendon se ai mund ta zë vendin e Edinson Cavanit kur të jetë nevoja.

“E njoh Jesen mirë, klubi e njeh Jesen mirë. Është lojtar i mirë”, ka thënë ai.

Sulmuesi nuk ka qenë zgjedhje e parë te Reali, ndërsa pas kthimit të Alvaro Moratas, pozita e tij është ngarkuar akoma më shumë. /Telegrafi/