Telegrafi

Jese largohet nga Reali

Sulmuesi spanjoll Jese Rodriguez përgatit largimin nga Real Madridi.

Sulmuesi i ri spanjoll ka marrë një mesazh të qartë nga trajneri Zidane se nëse do të qëndrojë do ta ketë të vështirë të gjejë hapësira për të luajtur.

Tashmë klubi ka përgatitur strategjinë për 23-vjeçarin për t’i rinovuar kontratën që i skadon në 2017 dhe më pas do të huazohet.

Sulmuesi ka kërkesa nga ekipe spanjolle por që nuk mund të përballojnë pagën 1.7 milionë euro në sezon ndaj dhe e ardhmja e Jese do të jetë në Ligën Premier ose në Bundesliga. /Telegrafi/