Site icon Telegrafi

Jerome Klein: Për Besën është e rëndësishme që të rritet si skuadër

Drenica ka mposhtur 2-1 Besën e Pejës në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës.

Trajneri i Besës, Jerome Klein ka thënë se për ta është e rëndësishme që skuadra të rritet me kohë, teksa shpreson që këtë edicion do arrijnë të mbijetojnë në kampionatin elitar, edhe pse e pranon se një gjë e tillë do të jetë e vështirë.

“Futbolli në Kosovë është duke u rritur. Skuadrat janë këtu tejet të forta, për skuadrën time do të jetë shumë e vështirë këtë edicion, pasi që kemi shumë futbollistë të rinj brenda skuadrës dhe na mungon eksperienca”, ka thënë Jerom Klein për “Art Sport”.

Lexo po ashtu Drenica merr fitoren e parë në përballjen me Besën

“Do të jetë e vështirë, por shpresojmë që do të qëndrojmë në Superligë. Ne duhet të rritemi dhe të piqemi në lojën tonë”, përfundoi Klein.

Në kuadër të xhiros së tretë ekipi i Besës e pret në shtëpi atë të Arbërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version