Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Brooklyn Nets kanë pësuar humbje prej skuadrës Indiana Pacers me rezultat 140-131.
Por, ajo që po bën xhiron e botës në internet është lëndimi i basketbollistit Jeremy Lin.
Madje, ky i fundit me rastin e lëndimit fillon të qaj teksa i konfirmon trajnerit se nuk mund të vazhdojë takimin.
Nuk dihet se sa kohë do të mungojë basketbollisti, por mediat amerikane raportojnë për një lëndim të rëndë.
Ndryshe, kjo ishte humbja e parë e Netsave në kampionatin e ri, ndërsa Indiana shijoi fitoren e parë. /Telegrafi/