Site icon Telegrafi

Jeremy Corbyn do ta legalizonte kanabisin për përdorim mjekësor

Lideri i laburistëve në Britaninë e Madhe, Jeremy Corbyn thotë se do të dekriminalizonte kanabisin për qëllime mjekësore, megjithatë thotë se nuk do të përkrahte legalizimin si drogë rekreative.

Ai tha se konsumimi i tepërt i drogave në Evropë dhe Amerikë, ka shkaktuar një tregti shumë të keqe të narkotikëve, kudo në botë, shkruan Mirror.

Duke folur në një debat rreth udhëheqjes së laburistëve në Glasgow, ai u shpreh: “Unë do ta dekriminalizoja përdorimin medicinal të kanabisit”.

Ai megjithatë shtoi se duhet të ketë një qasje inteligjente në lidhje me këtë çështje.

Corbyn ka shtuar se ai personalisht nuk ka përdorur ndonjë drogë, dhe ka thënë se do të dëshironte që njerëzit të edukoheshin në atë mënyrë që të rrinin larg saj. /kp/

Exit mobile version