Jeremy Corbyn është parë sot jo në disponim ndërsa përplasi një derë të veturës.
Një disponim i tillë i tij, vlerësojnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, vjen pas humbjes së tij zgjedhore javën e kaluar nga Boris Johnson.
Udhëheqësi i Laburistëve është parë duke lënë shtëpinë e tij në Londrën veriore këtë mëngjes, për të marrë pjesë në fjalimin e Mbretëreshës.
Ai u pyet se kujt do të dëshironte ta pasonte atë si drejtues i Laburistëve, të cilës ai thjesht iu përgjigj duke mbyllur ashpër portën e tij të përparme.
Ndërsa, siç thuhet më tej, përplasja e dytë e derës së makinës erdhi pasi reporteri në BBC e pyeti: ‘A jeni duke refuzuar humbjen tuaj në zgjedhje?’
Udhëheqësi me fytyrë të gurtë u shfaq edhe më pak i impresionuar pasi ai u detyrua të eci së bashku me Boris Johnson në Shtëpinë e Lordëve këtë pasdite. /Telegrafi/