Sot i është dhënë lamtumira e fundit, 9 vjeçarit nga Peja, Gent Nikçi i cili vdiq dje në Spitalin e Turqisë, pas një sëmundjeje të rëndë që kishte në mëlçi.
Ish-luftëtari i UÇK-së, Adnan Hyseni ka shkruar në rrejtin social Facebook, se e kishte shumë të vështirë të fliste sot.
Ai ka falënduar të gjithë shqiptarët që ndihmuan në mbledhjen e mjeteve financiare për t’i mundësuar shërim tashmë të ndjerit Gent Nikçi.
“E pata shumë të vështirë të flas sot kur edhe po ndahemi nga ti po në shenj falënderimi ndaj shqiptarëve i thash pak fjal për ty engjëll. Lamtumirë Gent Nikçi, ki me na mungu shumë fizikisht por në zemrat tona do të jesh përjetësisht. Faleminderit secilit shqiptarë në Kosovë e diasporë që na bashkoj i madhi Zot në solidarizimin human për të qenë afër Gentit në momentet jetike por që Zoti e deshi më shumë e unë besoj se shpirtu i tij nga sot është në qiell ne mes engjëjve”, ka shkruar Hyseni.
Për Gentin e vogël ishin mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërimin e tij. /Telegrafi/