Është hapur e pamja për të 36 vjeçarin nga Rezalla e Skënderajt, i cili ishte vrarë mbrëmë në një kazino në Lipjan. Familjarë të tij i thanë ekipit të RTV Dukagjini, se Florenti nuk kishte probleme me askënd, ishte një djalë i qetë dhe punëtor. Ndërkaq dorasi i vrasjes së tij është akoma në arrati.
I është dhënë lamtumira e fundit, Florent Ahmetajt, të vrarit në një kazino në Lipjan.
Deri te vrasja e tij, ka ardhur pas një grabitje që ka ndodhur në një kazino, ku punonte tashmë i ndjeri.
E tash, në shtëpinë e tij në Rezallë të Skenderajt, janë hapur të pamen, transmeton Telegrafi.
Familjarë të tij të cilët nuk pranuan të prononcoheshin para kamerës, i thanë RTV Dukagjini se Florent Ahmetaj nuk kishte probleme me askënd, ishte një djalë i qetë dhe punëtor. Kazino ku punonte prej pesë vitesh, ishte e një të afërmit të Florentit.
Ai ishte edhe një koleg i mirë. Këtë e tha pas kamerave edhe një punëtorë i kazinos të cilën punonte i ndjeri. Duke mos dashur të flas para kamerës, ai tha se në momentin kur u sulmua kjo pikë e kazinos, ai nuk ishte prezent.
I dyshuari për këtë vrasje, është ende në arrati.
Vrasja e Florent Ahmetajt, është e dyta që ka ndodhur brenda pak ditëve në kazino. Para pak kohësh, një rast i tillë ndodhi në Suharekë./Telegrafi/