Site icon Telegrafi

I jepet lamtumira e fundit prof. Ymer Muhaxherit

Të martën iu dha lamtumira e fundit themeluesit e kryetarit të parë historik të LDK-së në Pejë, prof. Ymer Muhaxheri.

Në ceremoninë e varrimit  morën pjesë qytetarë, përfaqësues institucional, politik e fetar nga Peja.

“Prof. Muhaxheri do të kujtohet përherë si atdhetar e burrë i madh i kombit. Veprat e tij janë udhërrëfyes për të vazhduar rrugën e konsolidimit të shtetit tone”, ka kujtuar i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili ishte pjesëmarrës në ceremoni.

Abdixhiku u shoqërua nga figura tjera të LDK-së, përfshirë edhe kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.

Prof. Ymer Muhaxheri ishte një intelektual, patriot e veprimtar i çështjes kombëtare. Gjithë jetën e tij ia kushtoj arsimit dhe edukimit të gjeneratave të tëra.

Ai si profesor i filozofisë, po ua trasonte rrugën e lirisë të rinjve që në vitet 90’ta, bashkë me të cilët u bënë bartësit kryesor në çlirimin e Kosovës.

Mbi katër dekada kontribuoi në arsim, e tërë jetën ishte në shërbim të vendit.

Ai kontribut të çmuar ka dhënë edhe pasluftës si deputet i Parlamentit të Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version