Gazmend Sinani është varrosur sot (e shtunë) në varrezat e qytetit në Prishtinë në praninë e një numri të madh të përfaqësuesve të FBK-së, klubeve kosovare, familjarët dhe miqve të basketbollistit.
Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani ka humbur jetën pas aksidentit rrugor, ndërsa lajmin e ka bërë publik Federata e Basketbollit të Kosovës nëpërmjet një postimi në faqen e tyre.
Sinani u nda nga jeta në një moshë të re, vetëm 27-vjeçar dhe ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
Në po të njëjtin aksident kanë qenë edhe pjesa tjetër e lojtarëve të Përfaqësueses së Kosovës si Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina si dhe fizioterapeuti Kujtim Shala kanë pësuar lëndime trupore.
Sot (e shtunë) nga ora 18:00 i është jep edhe lamtumira e fundit e basketbollistit të njohur në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan.
Në varrimin e Sinanit ishin të pranishëm shumë përfaqësues të FBK-së dhe klubeve kosovare, ku ndanë dhimbjen së bashku me familjarët dhe miqtë e basketbollistit.
Ndryshe, Sinani, përveç Prishtinës, ka qenë edhe pjesë e akademisë së Fenerbahçes në Turqi.
Ai në Kosovë ka luajtur edhe për Bashkimin e Prizrenit dhe Rahovecin, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Angli. /Telegrafi/