Telegrafi

Jepet alarmi për valë të re refugjatësh nga Siria dhe vendet tjera

Maqedonia pritet të vërshohet nga një valë e re e emigrantëve. Këtë e alarmuan ditëve të fundit organet e sigurisë, por edhe presidenti Gjorgje Ivanov. Sipas tij, përveç pritjeve të numrit më të madh të emigrantëve, pritet edhe rritja e rrezikut për keqpërdorimin e kalimeve ilegale, që do të ndikojë në situatën e sigurisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Të gjitha masat janë ndërmarrë, në dobi të madhe janë policët nga vendet-anëtare të BE-së dhe rajoni ballkanik. Të gjitha aktivitetet janë të sinkronizuara, menaxhmentin jo i krizës brenda ditës raportion për të gjitha përpjekjet për hyrje dhe dalje në rajonin ballkanik”, tha Ivanov.

Asociacioni Evropian për Demokraci Lokale që po monitoron komunat kufitare vlerëson se duhet të ndërmarren masa më të forta të sigurisë për të parandaluar kalimet ilegale.

“Problemi me emigrimin ilegal është se ai ilegalitet duhet të adresohet dhe të ndalohet. Ilegaliteti që del nga migrimi është i dëmshëm për gjithë komunitetin e emigrantëve, për ne dhe për ju. Pra mendoj se detyra jonë është që të adresojmë këto veprime të paligjshme dhe të sigurohemi që migrimi të jetë i sinqertë. Pra duhet të luftojmë këto veprime të paligjshme“, thotë Antonella Valmorbida, Sekretare e përgjithshme e ALDA-së.

Eksperti për çështje të sigurisë, Oliver Andonov thotë se me fluksin e ri të emigrantëve ilegal kërcënohet siguria në vend.

“Emigrantët kërcënojnë Maqedoninë në dy mënyrat e para, shteti nuk ka kontrolle në atë si dhe kush kalon kufirin në Maqedoni dhe a bëhet fjalë për pjesëtarë të Shtetit Islamik dhe çfarë do të sjellin këtu dhe ku do të përfundojnë në fund. Mënyra e dytë është ajo kur emigrantët përballen me trafikantët me njerëz dhe ajo është një vepër penale për personat që u ndihmojnë emigrantëve në këtë kalim ilegal“, shprehet për Tv21, Andonov.

Me mbylljen e Shtegut Ballkanik për kalimin e refugjatëve, muajve të fundit janë shtuar rastet e kalimeve ilegale të emigrantëve nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Në kampin “Vinojug” në Greqi kanë ngelur rreth 150 refugjatë, ndërsa në ate në Tabanoc mbi 100 refugjatë./Telegrafi/