Site icon Telegrafi

Jepen kartelat e para për naftën e gjelbër në Maqedoni

Ilustrim

Kryeministri, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Trajan Dimkovski, dhe Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikolçe Babovski, në fshatin Kravari, Manastir sot shpërndanë kartat për blerje të karburantit eurodisel për makineri bujqësore, me të cilën shteti subvencionon 30 përqind të shpenzimeve të karburantit në mënyrë që të inkurajojë dhe ndihmojë prodhuesit bujqësor.

Për masën e programit të pagesës direkte janë siguruar 200 milion denarë, dhe kryeministri tha se kjo do të thotë se më shumë para do të kthehen tek fermerët. Me këtë masë do të përfshihen 55.000 fermerë që kultivojnë perime bujqësore, vreshta dhe pemishte.

Nga atje thonë se fermerët kanë theksuar nevojën për naftë jeshile ose më të lirë për më shumë se 10 vjet, kryeministri Zaev theksoi se ekziston një tendencë për të rritur nivelin e subvencioneve nga 30 përqind në 50 përqind të çmimit të shitjes me pakicë të karburantit./Telegrafi/

Exit mobile version