Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka folur para gazetarëve të pranishëm në Red Bull Arena të New Yorkut.
Madrilenët do të përballen në ndeshjen e fundit të turneut në Shtetet e Bashkuara me Romën gjatë orëve të para të ditës së nesërme ( e mërkure, 02.00).
Spanjolli ka folur rreth spekulimeve të fundit të largimit të dyshes kroate, Luka Modric dhe Mateo Kovacic.
“U përgjigja ditë më parë, presidenti foli me zë të lartë dhe nuk e kemi dyshimin më të vogël se do të vazhdojë të jetë i lumtur duke luajtur me ne. Nuk ka asgjë të re, nëse kam folur me Modricin, flas me lojtarët e mi kur e shoh të arsyeshme, por bisedat janë private. Modric nuk do të largohet”.
“Nuk kam asnjë shënim për atë që thoni për Kovaciin, ai do të stërvit me shokët e tij si zakonisht dhe nuk do të ketë as më të voglin problem. E dua dhe ne jemi të kënaqur që këtë e kupton”.
“Unë e di se Modric dhe Kovacic do të jenë shumë të lumtur për të luajtur në Real Madrid”, tha strategu që u shkarkua një ditë para fillimit të Kupës së Botës nga posti i trajnerit të Spanjës.
Ndryshe, Modric është raportuar se do të transferohet te Interi gjersa Kovacicin po e kërkojnë shumë klube evropiane. /Telegrafi/