Shefi ekzekutiv i Barclays Bank, Jes Staley do të largohet pas një hetimi mbi lidhjet e tij me financierin tashmë të vdekur Jeffrey Epstein.
Banka tha se Bordi i saj arriti një marrëveshje për dorëheqjen e Staleyt pasi është njoftuar lidhur me hetimin nga Autoriteti i Financiar (FCA) se si ky i fundit e kishte karakterizuar marrëdhënien e tij me Epsteinin.
“Duke pasur parasysh këto përfundime dhe synimin e Staley për t’i kundërshtuar ato, Bordi dhe Staley janë pajtuar që ai do të largohet nga roli i tij si shef ekzekutiv i grupit dhe si drejtor i Barclays”, njofton banka, përcjell Telegrafi.
Hetimi kishte filluar në fund të vitit 2019.
FCA dhe PRA thanë në një deklaratë të përbashkët se ata “nuk komentojnë hetimet në vazhdim ose procedurat rregullative përtej konfirmimit të veprimeve”. /Telegrafi/