Telegrafi

Jep dorëheqje trajneri i KB Sigal Prishtinës, Dragan Radovic

Klubi kryeqytetas, Sigal Prishtina ka njoftuar se trajneri i tyre, Dragan Radovic, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Prishtina është mposhtur në shtëpi nga Vëllaznimi me rezultat 74:86 (13:19, 24:24, 21:24, 16:19), në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kjo humbje ka bërë që trajneri i vendasve, Dragan Radovic të ofroj dorëheqjen, ndërsa kjo është konfirmuar nga vet faqja zyrtare e klubit bardhekaltër.

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës

Njoftim!

Pas përfundimit të ndeshjes së sotme kundër KB Vëllaznimi, Kryetrajneri Dragan Radovic njoftoi bordin e klubit për dorëheqje nga pozita.

Trajnerin Radovic e falënderojmë për angazhimin e deritashëm dhe kontributin e tij në fitoren e kupës së Kosovës dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen.

/Telegrafi/