Site icon Telegrafi

Jep dorëheqje shefi i sigurisë së ‘Facebook’-ut

Shefi i sigurisë në “Facebook”, Alex Stamos, do të largohet nga firma për të vazhduar karrierën në Universitetin Stanford.

Largimi i tij ka qenë i pritur pas lajmeve në muajin mars se Facebook do të riorganizojë sektorin e tij të sigurisë.

Shefja e operacioneve në “Facebook”, Sheryl Sandberg, tha se Stamos ka luajtur një “rol të rëndësishëm” në kompani.

Dorëheqja e tij vjen në kohën kur Facebook është nën vëzhgim për përhapjen e keqinformimit në platformën e tij, si dhe pas një krize të privatësisë së të dhënave.

Duke folur për “New York Times”, Stamos e përshkroi kohën e tij në Facebook si “tre vjet të vështirë”. /Telegrafi/

Exit mobile version