Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak ka njoftuar të shtunën dorëheqjen e saj.
Novak dha dorëheqje pasi u vu nën presion në rritje për faljen e një burri të dënuar si bashkëpunëtor për mbulimin e një rasti të abuzimit seksual në një strehimore të fëmijëve, transmeton Telegrafi.
“Bëra një gabim… Sot është dita e fundit që iu adresohem si Presidente”, tha ajo në fjalimin e saj.
Të paktën 1,000 njerëz protestuan në kryeqytetin e vendit të premten duke kërkuar dorëheqjen e saj.
Partitë opozitare hungareze kishin kërkuar gjithashtu që ajo të largohej nga detyra.
Novak është një aleate dhe ish-ministër e partisë konservatore të kryeministrit hungarez Viktor Orban. /Telegrafi/