Kryeministri i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk, ka dhënë dorëheqje nga ky post, kurse presidenti i vendit Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se do ta shqyrtojë vendimin.
“Kam ardhur në pozitë që të përmbush programin e presidentit. Ai për mua është burim i sinqeritetit”, ka shkruar Honcharuk në Facebook, transmeton Telegrafi.
“Për të shlyer dyshimet sa i përket respektimit dhe besimit që qeveria e ka në presidentin, kam dhënë dorëheqje”, ka shtuar ai, raporton Reuters.
Honcharuk pranoi se ka shkruar dorëheqjen dhe se ia ka dorëzuar presidentit, duke shpresuar se atë do ta dërgojë në parlament.
Në anën tjetër zyrtarë të kabinetit të Zelenskyt kanë bërë të ditur se do ta shqyrtojnë dorëheqjen. /Telegrafi/