Michel Barnier ka paraqitur dorëheqjen e tij si kryeministër i Francës.
Politikani humbi një votë mosbesimi ndaj qeverisë së tij dje.
Ai u drejtua Pallatit Elysee mëngjesin e sotëm, duke u larguar pas një ore bisedimesh me presidentin, Emmanuel Macron.
Ndërsa tani Barnier dhe qeveria e tij do të qëndrojnë në detyrën e kujdestarit derisa të emërohet një kryeministër i ri, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, qeveria e Barnier u prish pasi deputetët votuan me shumicë dërrmuese në mbështetje të mocionit kundër tij, vetëm tre muaj pasi ai u emërua nga Macron.
Gjithsej 331 votuan në mbështetje të mocionit, shumë më tepër se 288 që kërkoheshin për miratimin e tij.
Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm francez?
Disa emra kanë qarkulluar që nga e mërkura, duke përfshirë ministrin aktual të Forcave të Armatosura, Sebastien Lecornu, ose François Bayrou, kreun e partisë centriste MoDem.
Disa parti që formojnë koalicionin e krahut të majtë NFP kanë ngecur me zgjedhjen e tyre fillestare të Lucie Castets, një ekonomiste dhe nëpunëse civile.
Castets, emri i së cilës u propozua për herë të parë këtë verë nga NFP tha se ajo ishte “e përgatitur për të qeverisur”. /Telegrafi/