Telegrafi

Jep dorëheqje koordinatori i AKR-së në Pejë

Koordinatori i AKR-së dega në Pejë, Tahir Bricori, ka dhënë dorëheqje nga ky post për shkak të pakënaqësive të krijuara me këtë subjekt politik.

Përmes një komunikate, ai ka bërë të ditur se ishte pjesë e partisë edhe në kohërat e saj më të vështira por që nuk do të qëndronte më, transmeton KosovaPress.

Arsyeja për këtë sipas tij është sepse kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli e kishte shfrytëzuar atë dhe shumë anëtarë të tjerë të partisë.

Bricori ka shtuar se ai do të vazhdon të jetë aktiv në jetën politike duke i shërbyer interesave të qytetarëve./